Danjela Jakaj

Danjela Jakaj

Position:

Associate

Eksperienca

Danjela Jakaj është avokate me përvojë në të drejtën administrative,të  drejtë n e taksave si dhe në kontratat tregtare. Ajo ka një formim të konsoliduar akademik në të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare të biznesit.

Ms. Jakaj ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në të Drejtën Civile në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ku është vlerësuar si Studente Ekselente, si dhe ka përfunduar një Master Ekzekutiv në Procesin e Negociatave për Anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke u renditur në 2% më të mirë të programit.

Danjela Jakaj ka thelluar më tej ekspertizën e saj duke përfunduar studimet Master në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Evropiane të Biznesit në KU Leuven (Belgjikë), ku është diplomuar cum laude. Fokusi i saj akademik ka përfshirë Inteligjencën Artificiale dhe të Drejtën e Takave Ndë rkombtë tare, me një tezë masteri mbi reformat e TVSH-së në BE për shërbimet digjitale dhe sfidat ndërkufitare.

Ms.Jakaj ka përfaqësuar klientë përpara gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, si dhe ka qenë pjesë e përfaqësimit në çështje pranë Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, ajo ka përvojë në procedurat e prokurimit publik si dhe të  ankimit administrativ e kushtetuese.

E njohur për aftësitë e saj analitike dhe qasjen e orientuar drejt rezultateve, Danjela Jakaj ndërthur ekselencën akademike me përvojën praktike ligjore.