Sinan Tafaj

Sinan Tafaj

Position:

Managing Partner

Eksperienca

Dr.Av Sinan Tafaj është avokat me mbi 40 vite përvojë profesionale, me fokus në çështjet administrative, cështjet e pronësisë dhe kontratat e sipërmarrjes. Ai ka shërbyer gjithashtu si lektor i së Drejtës Kushtetuese dhe të Drejtave të Njeriut në disa universitete të njohura në Europë. Studimet e larta i ka përfunduar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1982, duke u dalluar si një nga studentët më të spikatur të kohës.

Karrierën e ka nisur si këshilltar ligjor në Gjykatën e Tiranës dhe më pas në Prokurorinë e Tiranës. Gjatë viteve 1994–1998 ka qenë pedagog i së Drejtës Kushtetuese në Akademinë e Sigurisë, ndërkohë që ka përfunduar studimet doktorale në të Drejtën Ndërkombëtare Publike në vitin 1999, me vlerësimin më të lartë shkencor.

Gjatë karrierës së tij, ka drejtuar ekspertiza ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka përfaqësuar çështje të rëndësishme civile dhe administrative për individë dhe subjekte juridike, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë. Për kontributin e tij profesional dhe shoqëror, është dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Nënë Tereza” dhe është vlerësuar nga institucione prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë OSBE, UNDP dhe Akademinë Europiane të Ligjit.

Nga viti 1991 deri në vitin 2018, ka drejtuar Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë dhe ka qenë aktiv në organizata për personat me aftësi të kufizuara, duke kontribuar si ekspert në hartimin dhe zhvillimin e legjislacionit për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Që prej vitit 2018, është i angazhuar plotësisht në aktivitetin profesional në Tafaj & Associates.

Edukimi

KONTAKT:

Linkedin:

@sinantafaj