Ndërveprimi me institucionet shtetërore shpesh shoqërohet me vonesa, paqartësi dhe vendime administrative që ndikojnë drejtpërdrejt jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve apo bizneseve. Akte administrative, individuale apo kolektive, përfshirë dhe ato nënligjore normative, të cilat cënojnë të drejtat tuaja apo të komuniteteve, Ankime për leje ndërtimi, vendime tatimore të diskutueshme, refuzime të padrejta të kërkesave/kompensimeve, masa administrative të padrejta, përfshirë dhe gjobat, të organeve qendrore dhe vendore, si dhe gabime procedurale, janë probleme të përditshme që e bëjnë të domosdoshme mbështetjen e një profesionisti. Në një administratë ku rregullat ndryshojnë vazhdimisht dhe ku çdo detaj procedural ka rëndësi, konsultimi me një avokat është mënyra më e sigurt për të garantuar që të drejtat tuaja të mos shkelën dhe që çdo proces të ecë saktë dhe brenda afateve.
Tafaj & Associates, ofron një përfaqësim të plotë në të gjitha procedurat administrative, në ushtrimin e ankimeve administrative ndaj cdo akti të padrejtë të nxjerrë nga organet publike, duke filluar nga aktet individuale deri tek aktet kolektive apo ato nënligjore normative. Ne analizojmë aktet dhe procedurat, identifikojmë gabimet, hartojmë ankimime të argumentuara dhe ndjekim proceset deri në përfundimin e tyre. Qasja jonë është e orientuar te rezultati dhe transparenca: klientët tanë marrin udhëzim të qartë, zgjidhje të drejtpërdrejta dhe mbrojtje profesionale gjatë gjithë procesit.
Me ne, administrata nuk është më pengesë por është një proces që menaxhohet me siguri, saktësi dhe efikasitet, duke u siguruar që e drejta juaj të respektohet plotësisht.
A. Ankime ndaj akteve të administratës
- Ankime ndaj akteve individuale
- Ankime ndaj akteve kolektive
- Ankime ndaj akteve nënligjore normative
- Ankime ndaj vendimeve të IKMT
- Hartim dhe paraqitje parashtresash dhe kërkesash administrative
- Hartim Padie + Përfaqësim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë
- Hartim Padie + Përfaqësim në Gjykatën Administrative të Apelit
- Hartim Padie + Përfaqësim në Gjykatën Kushtetuese
- Konsultë e përgjithshme