afaj & Associates është një studio ligjore e themeluar në vitin 1992 nga Dr. Av. Sinan Tafaj, një ndër avokatët e parë që nisi ushtrimin e profesionit pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri.
Me mbi 40 vite përvojë profesionale, formim të konsoliduar akademik dhe titullin Doktor i Shkencave Juridike, Dr. Av. Tafaj ka ushtruar aktivitet si në praktikën ligjore ashtu edhe në atë akademike, përfshirë mbajtjen e leksioneve në universitete shqiptare dhe evropiane, dhe njihet për ekspertizën e tij në të drejtën e pronësisë dhe të drejtat e njeriut. Kjo përvojë dhe ky vizion profesional kanë qenë themeli mbi të cilin është ndërtuar dhe zhvilluar Tafaj & Associates si një studio ligjore me standarde bashkëkohore.
E ndërtuar mbi parime të larta profesionalizmi dhe përkushtimi ndaj klientit, Tafaj & Associates mbështetet nga një ekip prej 7 avokatësh të brendshëm dhe rreth 20 bashkëpunëtorë, duke ofruar ekspertizë të specializuar dhe zgjidhje praktike për çështje ligjore komplekse.
Kush jemi
Tafaj & Associates ofron shërbime juridike të specializuara në fushën e të drejtës civile, tregtare, të pronësisë, administrative, të drejtat e njeriut, si dhe këshillim dhe përfaqësim ligjor në çështje që lidhen me investimet e huaja në Shqipëri. Gjithashtu, ofrojmë ekspertizë në të drejtën evropiane, të drejtën ndërkombëtare private dhe përfaqësim në arbitrazhin ndërkombëtar.
Këshillimi dhe përfaqësimi i subjekteve të ndryshme fizike dhe juridike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në institucione shtetërore, instanca gjyqësore dhe tribunale arbitrare, e bën Tafaj & Associates një partner të besueshëm dhe të përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve efektive dhe rezultateve optimale për çdo klient.
Të udhëhequr nga parimet Vizion, Vendosmëri dhe Vërtetësi, këto janë vlerat në të cilat Tafaj & Associates beson dhe ndërton reputacionin e saj profesional.
Tafaj & Associates ofron shërbime ligjore në gjuhën shqipe, angleze, spanjolle dhe italiane.