Sinan Tafaj është avokat me përvojë mbi 40 vjecare profesionale, me fokus kryesor në çështje pronësie dhe kontrata sipërmarrjeje, si dhe lektor i të Drejtës Kushtetuese dhe të Drejtave të Njeriut në disa universitete të njohura në vende të ndryshme të Europës. Ai ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1982, duke u dalluar si një nga studentët më të spikatur të gjeneratës së tij.
Karrierën profesionale e ka nisur si këshilltar ligjor në Gjykatën e Tiranës dhe më pas në Prokurorinë e Tiranës. Gjatë viteve 1994–1998 ka qenë pedagog i të Drejtës Kushtetuese në Akademinë e Rendit, ndërkohë që ka ndjekur dhe përfunduar studimet doktorale në të Drejtën Ndërkombëtare Publike, të cilat i ka përmbyllur në vitin 1999 me vlerësimin më të lartë zyrtar.
Gjatë karrierës së tij, ai ka udhëhequr ekspertiza ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka përfaqësuar kauza të rëndësishme civile e administrative për individë dhe subjekte juridike, si në Shqipëri, ashtu dhe në Europë. Për kontributin e tij profesional dhe shoqëror, është dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Nënë Tereza” dhe është vlerësuar me tituj nderi nga institucione prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë OSBE, UNDP dhe Akademinë Europiane të Ligjit.
Nga viti 1991 deri në vitin 2018, ai ka drejtuar Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë dhe organizata për personat me aftësi të kufizuara, si eskpert dhe përfaqësues i grupeve të interesit në hartimin dhe konsolidimin e legjislacionit për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Që prej vitit 2018, ai i është fokusuar plotësisht aktivitetit profesional në Tafaj & Associates.