Associate
Agred Tafaj është jurist me formim dhe përvojë në të drejtën tregtare ndërkombëtare, të drejtën e pronësisë dhe operacionet ligjore. Ai ka përfunduar Masterin në International Commercial Law në University of Cambridge me rezultate të shkëlqyera, si dhe studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në të Drejtën Civile në Universitetin e Tiranës, duke u renditur ndër 2% më të mirë të brezit të tij.
Tafaj e ka nisur karrierën pranë Tafaj & Associates, ku është angazhuar në çështje të së drejtës së pronësisë, kontratave të sipërmarrjes dhe të drejtës administrative, si dhe në përfaqësimin e çështjeve përpara gjykatave. Ai ka shërbyer gjithashtu si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë, në Komisionin e Ekonomisë, duke kontribuar në analizën dhe hartimin e çështjeve me natyrë ligjore dhe ekonomike.
Pas përfundimit të studimeve në Cambridge, ai ka ushtruar aktivitet profesional në Londër pranë një institucioni financiar, ku është profilizuar në hartimin dhe negocimin e kontratave tregtare ndërkombëtare, përfshirë marrëveshje SaaS, si dhe në çështje që lidhen me ndërthurjen e së drejtës me teknologjinë, veçanërisht në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI).
Që prej vitit 2026, Agred Tafaj është rikthyer në Tafaj & Associates, ku kontribuon në ofrimin e këshillimit ligjor strategjik, me fokus në çështje ndërkombëtare, tregtare dhe teknologjike.