Oligert Dervishi ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në të Drejtën Penale në Fakultetin e Drejtësisë (2014–2019), me rezultate të larta akademike. Në vitin 2020 ka përfunduar Shkollën e Avokatisë, duke fituar titullin Avokat.
Ai e ka nisur karrierën në sektorin publik, pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku ka ushtruar detyrën e Specialistit Jurist. Më pas ka vijuar aktivitetin në sektorin privat, duke ushtruar profesionin në zyra avokatie, ku ka fituar përvojë praktike në trajtimin e çështjeve ligjore të natyres penale dhe administrative.
Prej vitit 2023, Z. Dervishi është pjesë e Tafaj & Associates, ku ushtron profesionin e avokatit, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve ligjore me standarde profesionale dhe qasje të orientuar drejt rezultateve.