Sherbimet e tjera

Keni nevojë për këshillim ligjor?

INVESTIMET E HUAJA

Shqipëria paraqet mundësi të shumta për investitorët e huaj, por proceset ligjore dhe administrative që shoqërojnë investimet shpesh janë komplekse dhe kërkojnë njohuri të specializuara të kuadrit ligjor vendas. Çështje që lidhen me themelimin e bizneseve, strukturimin e investimit, blerjen e pasurive të paluajtshme apo marrëdhëniet me institucionet publike mund të shoqërohen me rreziqe juridike dhe vonesa të panevojshme, nëse nuk trajtohen në mënyrë profesionale.

Si zyrë ligjore, ne ofrojmë asistencë të plotë për investitorët e huaj, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin shqiptar dhe mbrojtje efektive të interesave të tyre në çdo fazë të investimit.

Sherbimet:

  • Asistencë në hapjen dhe regjistrimin e biznesit
  • Këshillim ligjor për investime
  • Due diligence dhe verifikim pronësie
  • Asistencë në blerje pasurish të paluajtshme
  • Marrëveshje investimi dhe negociata
  • Përfaqësim para institucioneve publike
  • Ristrukturime dhe transferime aksionesh
  • Zgjidhje mosmarrëveshjesh të investimit
  • Konsultë e përgjithshme